Rajon-Botë

Po priste dënimin, sulmuesi seksual preu fytin e tij – dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen! (Foto)

aa2-1-780x439

Një sulmues seksual ka prerë fytin e tij dhe u rrëzua për tokë në derisa po qëndronte në bankën e të akuzuarve ku po e priste edhe shqiptimin e dënimit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Lukasz Robert Pawlowski, 33 vjeç, nga Pembroke Dock, Wales, ishte shpallur edhe më parë fajtor për sulm seksual ndaj një shitëseje dyqani.

Bëhet e ditur se shitësen në fjalë ai e kishte kapur dhe e kishte puthur me zor.

Punëtorët e ambulancës dhe një helikopter u thirr në gjykatë për të trajtuar keq të lënduarin Pawlowski në vendin e ngjarjes. Ai i mbijetoi incidentit, edhe pse është thënë se ka lëndime të rënda.

Një dëshmitar i cili ishte në gjykatë ka thënë: “Ai hyri në bankën e të akuzuarve, pastaj pyeti për të shkuar në tualet”.

“Ai doli, u kthye, mërmëriti diçka dhe pastaj filloi të priste fytin e tij”. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top