Emri i tij prej vitesh është bërë i njohur në mesin tonë. Bekim Kumanova, si artist i këngës shqipe, së fundmi po përgatit projektin më të ri muzikor “Bum, bum”, me tekst të Endrit Mumajesit e muzikë të Alfred Sulës. Meqenëse Bekim Kumanova kohët e fundit nuk ka punuar ndonjë këngë të re, punën e projektit që sapo lançon ia ka besuar produksionit InsideMedia, me në krye producentin e njohur Dashnor Asllani, ekip ky i cili ka dhënë maksimumin për realizimin e videoklipit. Në inseritin e shkurtër të këtij klipi, duket se ky projekt do ju paraprijë jo vetëm projekteve të kësaj vere, por edhe shumë më gjatë. Klipi i plotë do editohet edhe pak ditë.

https://www.facebook.com/modacityferizaj/videos/1222903394506361/

Loading...