Po vlon Reçica, Ahmeti shpalos marrëveshjen për koalicionim me VMRO-në

Në Recicë të Tetovës është duke u zhvilluar mbledhja e kryesisë së BDI-së, ku po diskutohet koalicionimi i mundshëm me VMRO-në e Nikolla Gruevskit.

Agjencia e lajmeve Ina mëson se Ahmeti është duke prezantuar marrëveshjen për qeverisjen e ardhshme me VMRO-DPMNE. Një pjesë e funskionarëve të partisë kanë shprehur mosbesim, duke theksuar se realizimi i platformës shqiptare do të jetë i vështirë me një politikanë sikur Gruevski.

Sic mëson INA ata kanë shprehur shqetësimin se ky koalicion mund ti kushtoj partisë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.

Në anën tjetër, Ahmeti në bazë të statusit të partisë pritet të marrë një vendim, i cili sipas tij garanton stabilitetit e Maqedonisë dhe evitimin e përkeqësimit apo thellimit të krizës politike. Skenari i dytë mund të zhvillohet javën e ardhëshme, në rast se Gruevski nuk arrin të formojë Qeveri deri të dielën.

Në këtë rast e kthen mandatin te presidenti, ndërsa Ivanov mandatin ia jep përsëri VMRO-DPMNE-së, por kësaj radhe një funksionari tjetër të kësaj partie.

Sipas asaj që flitet nëpër kuluare partiake dhe mediatike, mandatari i dytë do të jetë Nikolla Popovski, aktualisht ministër i jashtëm dhe zëvendës kryeministër në Qeverinë teknike të Emil Dimitrievit. Kjo pritet të bëhet për të evituar koalicionimin e BDI-së me Gruevskin, por të ruhet koalicionimi me partinë e tij, VMRO-DPMNE-në.

Popovski në këtë rast pritet që Ivanovit ti dorëzojë listë prej 61 deputetëve të cilët do të arsyetonin dhënien e mandatit nga ana e presidentit. Skenari i tretë i cili është më pak i dëshirueshëm për BDI-në, por që mësohet se është përdorur si kërcënim nga VMRO në rast se Ahmeti nuk pranon koalicion me partinë e tij, është mbajtja e zgjedhjeve të reja. Sipas këtij skenari, nëse deri të dielën Gruevski nuk propozon në Kuvend Qeverinë e re, atëherë nga dita e hënë, gjatë javës Ivanov do të jep dorëheqje.

Loading...