Bajrami po vjen

nëna ka mërzi

ushqimi në sofër

mungon përseri.

Ajo nuk flet me fjalë

por flet veq me lotë

lutjet në mes të natës

pranoja O Zot.

Ah sa e trishtuar

ndjenja e varfërisë

lotët rrjedhin lumë

n’fytyrën e femijsë.

Kam miliona dëshira

ushqimin kam të parën

lotët në sytë e nënës

përgjithmonë të ndalen.

Pas vështërsisë

vërtetë vije lehtësimi

buzëqeshja na kthehet

kur vjen Hoxhë Halili.

Vetëm një buzëqeshje

i mjafton një loti

duart tua t’buta

ti pasuroftë Zoti.

Emri yt HALIL

më fali gëzim

më dhe lotin tënd

t’shoqëroj lotin tim.

Djersa e punëtorit

thahet në mërgim

gëzon çdo të varfër

gëzon çdo jetim.

Lum që iu ka toka

lum ne që iu kemi

iu buroftë e mira

sikur ujë Zem-Zemi.

Miresia Islame

Loading...