Pogba ka kontratën me Barçën në xhep, i lutet United ta lërë të lirë

Paul Pogba kërkon të largohet nga Manchester United dhe këtë gjë ua ka bërë me dije si trajnerit Jose Mourinho ashtu dhe drejtuesve të klubit. Mesfushori francez ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës, ku synon të luajë sezonin e ri, madje sipas të përditshmes “Daily Mail” kampioni i botës do të përfitojë 350 mijë stërlina në javë nga kontrata e re. Dëshirën për t’u larguar Pogba ua ka bërë me dije edhe shokëve të skuadrës tek United, ekip nga i cili do të largohet pas vetëm dy vitesh.

Por transferimi i mesfushorit 25-vjeçar duket i vështirë për dy arsye: E para skuadra e Manchester United nuk ka ende një zëvendësues të denjë dhe e dyta klubi e konsideron të pashitshëm lojtarin. Ditët e fundit edhe menaxheri i tij Mino Raiola ka qenë në Manchester për të takuar drejtuesit e klubit, për t’i bindur që ta lënë të lirë Pogba të largohet. United ka kohë deri të enjten në mbrëmje për të lënë të gjetur një zëvendësues të francezit dhe të lirë lojtarni, ditë kur përfundon merkato e Premier League.

Loading...