Policë civilë afër semaforëve nëpër Prishtinë

Gjithsej 35 tiketa me gjoba në trafik u janë shqiptuar sot vozitësve, në kuadër të një operacioni të ri të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Prishtinë për ngasësit që nuk i respektojnë rregullat e trafikut në semaforë.

Togeri policor Qamil Behrami tregoi se për t’i disiplinuar ngasësit, Policia tashmë ka angazhuar edhe policë civilë të cilët kujdestarojnë nëpër vendet ku janë të vendosursemaforët në Prishtinë.

“Ne jemi të përhapur në shumë pika semaforike, policët civilë me kamera incizojnë dhe do të kemi dëshmi të dukshme ndaj atyre shoferëve që nuk respektojnë dritën e kuqe”, tha ai.

Nuk mungojnë masat ndaj atyre që nuk u pritet derisa të ndizet drita e gjelbër për ta vazhduar rrugën.

“Siç po shihet na tani Policia e Kosovës, Njësia e Trafikut është duke ndërmarr masa ligjore ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat e trafikut më gjegjësisht dritën e kuqe”, tha Behrami.

Behrami tha se ky plan do të vazhdojë tërë muajin, ndërsa theksoi se janë të obliguar të ndërmarrin masa ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut.

I gjithë ky operacion, është realizuar për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve.

“Për ata shoferë që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit më gjegjësisht dritën e kuqe, është dënimi 150 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i automjetit”, tha Behrami.

Plani i policisë ishte i shpërndarë në disa pika në kryeqytet.

Nehrami tha se vetëm se ka filluar efekti pasi janë vërejtur zyrtarët policorë, civilë dhe kjo ka bërë që pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat.

Portali Kallxo.com ndoqi nga afër planin e policisë, i cili rezultoi me 10 patentë shoferi të konfiskuara.

“Në kuadër të zbatimit të planit operativ deri më tani anë shqiptuar 35 tiketa nga policët, prej tyre 10 patentë shoferë janë konfisku për dritë të kuqe kurse 4 automjete janë gjetur pa regjistrim ku janë konfiskuar targat e automjetit”, tha Togeri Behrami. /Kallxo.com/

Loading...