Një vajzë u nxor jashtë brutalisht nga treni nga një polic, sepse ajo kishte vendosur këmbët e saj në ulësen përballë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Bethany Nava, 18 vjeçe, e cila hipi në tren për të takuar nënën e saj kur oficeri i kërkoi që ajo të largohej nga vendi i saj.

Në videon, të filmuar nga një pasagjer tjetër, oficeri i policisë thotë: “Unë tashmë ju thashë se çfarë të bëni”.

“Ju nuk iu bindët fjalëve të mia. Tani do të largoheni nga treni”.

Ndërsa oficeri përpiqet të tërheqë Bethany nga treni nga krahu i saj, adoleshentja i thotë: “Kam paguar që të jem në këtë tren!” /Telegrafi/

 

Loading...