Në magjistralen Gostivar-Kërçovë, mbrëmë rreth orës 20 është hasur një makinë e parkuar “Mazda” me targa të Shkupit në të cilën ka qenë S.M.(40) nga Tetova.

Nga ana e zyrtarëve policorë, është kryer kontroll në makinën e personit , me ç’rast janë gjetur : letërnjoftim zyrtar me emblemën e MPB të Republikës së Maqedonisë me fotografinë e S.M. dhe mjete të tjera që shfrytëzojnë policët në detyrë.

Për shkak të paraqitjes së rrejshme, sipas nenit 391 të Kodit Penal të republikës së Maqedonisë , S.M ( I evidentuar si kryerës I veprës penale “Mashtrim” ) ,është arrestuar dhe mbajtur në stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.

 

 

Loading...