Polici Darko Milosavlevski çdo ditë i malltreton shqiptarët, të cilët kalojnë nëpërmjet fshatit Brezë për në fshatin Sllatinë, shkruan portali Pa Cenzurë.

Në videon amatore që na ka dërguar një nga banorët i cili çdo ditë përballet me këtë problem, tregon pamje ku polici Darko Milosavlevski i njohur për veprat e tija në kohën e regjimit VMRO-DPMNE i mba të ngujuar banorët duke ju zënë rrugën për më tepër se një orë!

Polici në fjalë, gjatë kësaj periudhe që ndalon qytetarët nuk është në orar të punës, ashtu siç shihet edhe në video është civil dhe me veturën e tij personale. Gjatë kontrollit ai nuk prezanton as bexhin e policisë, po as udhëresë për kontroll të veturave.

Organet kompetente duhet të alarmohen për këtë situatë.

Pa Censurë pret përgjigje nga MPB, për masat që do t’i merr pas kësaj videoje të shfaqur!

Loading...