Policia apelon për kujdes në komunikacion

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat, t’u shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, në këtë mënyrë të kontribojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni, si shqetësim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës, po ashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe.

Policia nëpërmjet një komunikate thotë se, duke iu referuar shtimit te numrit te aksidenteve Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj rregullisht, ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues dhe veprues.

“Ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun. Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe kemi ndërmarr masat e nevojshme ligjore duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor”.

“Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar; Tejkalimi i shpejtësisë, Mos mbajtja e distancës, (pra mos respektimi i dispozitave që dalin nga ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë ndër faktor ët tjerë kontribues, por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri”, thuhet në apelin e Policisë.

Policia e Kosovës shton se vazhdojnë të jenë aktive duke përfshirë edhe bashkëpunimin me institucione tjera relevante dhe vetë qytetarët për të ndikuar në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që ndërlidhen me ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në komunikacion, duke përfshirë edhe sanksionet që dalin nga ligjet e aplikueshme në vend.

Loading...