Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Kumanovë, ku sipas mediumeve mbeti i vrarë 57 vjeçari, Vebi Maksuti. Pas ngjarjes jane arrestuar nente persona, prej te cileve 4 jane paraqitur vete ne polici, kurse perse te tjere jane arrestuar nga policia.
“Më datë 31.10.2018 rreth orës 18 e 30 minuta në Stacionin Policor në Kumanovë është paraqitur se në rrugën “Tode Mendoll” në afërsi të marketit Ardi pas rrahjes paraprake mes dy familjeve edhe atë F.L. (19), D.L. (18), F.L.(61), H.L. (23) dhe V.L. (48) nga njëra anë dhe М. М. (55), Е.М. (49), М.М. (47), Xh.M. (30), R.М.(28) dhe V.М. (57) nga ana tjetër, është gjuajtur me armë zjarri me ç’rast V.M. ka marrë lëndime dhe është transferuar në Emergjencë në Kumanovë, e më pas në Kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ku ka ndërruar jetë. М.М. (55) ka marrë lëndim me thikë, kurse disa persona kanë marrë lëndime nga sende të forta.
Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer Prokurori publik dhe ekip hetues i SPB-së në Kumanovë. F. L., D. L. dhe F. L. Vetë janë paraqitur në stacion policor, kurse H. L., Е. М., М. М., Xh. М. dhe R. М. janë arrestuar. Gjatë mbrëmjes edhe i dyshuari për vrasjen V.L. është paraqitur në stacion policor, ku është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme”, njoftoi policia.

Loading...