Të mërkurën (05.09.2018) rreth orës 21 në autostradën Negotinë-Gradsko, në afërsi të vendit të quajtur “Brigjet e Kuqe” është ndalur një veturë transportuese “Ford Transit” me targa të Shkupit. Sipas policisë, brenda veturës janë gjetur 18 migrantë ilegalë nga Afganistani, transmeton Gazeta Lajm. Shoferi А.N.(19) dhe shoqëruesi i tij L.S. (18), të dy nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, kanë tentuar të ikin, por janë arrestuar shpejtë. Ata janë dërguar në stacion policor bashkë me migrantët, për procedurë të mëtejme, njoftoi MPB.

Loading...