Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur arrestimin e deputetit të Nismës së Kosovës, Haxhi Shala.

Ndërsa edhe Nisma për Kosovën përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar arrestimin e deputetit, Haxhi Shala, ndërsa ka kërkuar lirimin e tij.

“Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës ka ndaluar brenda ndërtesës së parlamentit dhe ka shoqëruar për në stacionin policor deputetin Haxhi Shala. Nisma për Kosovën kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Haxhi Shala dhe të gjithë deputetëve të tjerë”, thuhet në konfirmimin e Nismës.

 

Loading...