Policia arreston një kumanovar në fshatin Rramanli, ja çka i gjeti në çantë!

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi kundër A.L. (33) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „prodhim dhe lëshim në qarkullim të mjeteve të dëmshme për shërim”. I pandehuri, nga një person i panjohur ka marë 44.600 kapsolla Tramadoll prej 50 miligramëve. Me qëllim që t’i lëshojë në qarkullim i ka paketuar në dy çanta, të cilat i ka vendosur në veturën “Volksvagern Tuareg”, transmeton Gazeta Lajm.  Gjatë kontrollit nga ana e policisë në fshatin Rramanli janë gjetur kapsollat dhe janë konfiskuar.

 

Loading...