Ministria e punëve të brendhsme sot ka dalë me informacion zyrtar lidhur me rrëmujën e djeshme në Rrugën e plastikave në Shkup. Sipas policisë, me këtë rast është arrestuar një person nga Haraçina, transmeton Gazeta Lajm. Policia ka zbuluar edhe identitetin e tij, duke teguar inicialet dhe moshën.
“Të enjten rreth orës 13 e 30 minuta gjatë kontrollit të trafikut në bulevardin ‘Aleksandar makedonski’ një vetur e llojit ‘Mercedes’ me targa të Shkupit nuk ka restpektuar shenjën e policisë për t’u ndalur dhe ka vazhduar të lëvizë. Vetura është ndalur në bulevardin ‘Nikolla Karev’, kurse shoderi L.M. (35) nga fshati Haraçinë është arrestuar në stacion policor”, njoftoi policia duke shtuar se po punohet për ndriçim të plotë të rastit.

Loading...