Policia arreston një prokuror shqiptar për korrupsion

Policia e Fierit ka arrestuar një prokuror të këtij rrethi me akuzën për “Korrupsion pasiv”.

Sipas burimeve nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në pranga ka rënë prokurori Petrit Vukaj, i cili është ndaluar nga Task-Forca në  Tiranë.

Përmes një njoftimi pë shtyp, Vukaj ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënimin e shtetasit Elton Xhemali, i cili ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen në datën 31.03.2015.

Në aksident humbi jetën pasagjeri i mjetit që drejtonte Xhemali. Prokuoria bën të ditur se vëllai i Xhemalit dhe një oficer policie kanë ndërhyrë te prokuori Vukaj.

 

Loading...