Policia arreston një shkupjan, ka vjedhur para nga makinat

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar dhe paditur një 45-vjeçar nga Shkupi, i cili është i dyshuar se ka kryer dy vjedhje, me çka ka fituar pasuri të paligjshme prej 190 mijë denarëve.

MPB njofton se dy vjedhjet i dyshuari i ka kryer në mënyrën identike, duke përdorur mungesën dhe moskujdesin e të dëmtuarve, me çka nga makina e tyre ka marrë çanta me para dhe me motoçikletë është larguar nga vendet e ngjarjes.

Sipas MPB-së, i dyshuari veprat penale i ka kryer më 17 gusht të këtij viti në rrugën “15 Korpus” në Shkup.

“Në rastin e parë nga një makinë ngarkuese “Renault” ka marrë çantë me para dhe dokumente personale, 300 euro dhe 6 mijë denarë. Veprën e dytë penale e ka duke marrë para dhe dokumente personale nga një makinë “Mazda”. Ai ka marrë 400 dollarë, 450 euro, 30 franga zvicerane, 350 lekë të Shqipërisë dhe 58 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari nga policia është arrestuar më 30 gusht.

Loading...