Policia Bashkiake favorizon makinat luksoze

Nëse ke një makinë në Shqipëri me siguri e keni përjetuar stresin e parkimit dhe gjobave.

Infrastruktura pa plan e qytetit, mungesa e parkimeve publike, tarifa e lartë e atyre ekzistuese dhe të tilla si këto janë arsyet kryesore pse parkimi të bën me dhimbje koke.

Si të mos mjaftonte kjo, pushteti ka vënë në dispozicion policë që me të drejtë dhe pa të drejtë të këpusin në gjoba qytetarët.

Nëse merr gjobë dhe je i vetëdijshëm që je gabim është një gjë, por të vënë gjobë vetëm sa për të plotësuar kuotën ditore xhandarët e bashkisë apo të të vënë gjobë vetëm ty që ke makinë të vjetër është diçka tjetër.

Një qytetar nga Tirana ka sjellë një video, të cilën e shpjegon vetë me fjalë si më poshtë:

Policia që supozohet të mbrojë të drejtën dhe barazinë, vepron gjithnjë me dy standarde.

Foto-kryesore-feature (1)

 

Loading...