Maqedoni

Policia do të kujdeset për sigurinë e stacioneve hekurudhore dhe trenave në Maqedoni

Stacioni-i-Hekurudhave-ne-Mk-780x439

Ministri i Punëve të Brendshme. Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me udhëheqësinë e Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA Shkup, në të cilin është biseduar për mangësitë e sigurisë me të cilat ballafaqohen stacionet hekurudhore dhe sigurimi i trenave të pasagjerëve dhe atyre transportues të cilët janë cak i vjedhjeve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në takim është folur për më shumë aspekte praktike lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin hekurudhor, si në atë të pasagjerëve ashtu edhe atë transportues, ndërsa ministri Spasovski është zotuar se MPB do t’u dalë në ndihmë kërkesave të HM.

“Është dakorduar Sektorët e Punëve të Brendshme, Tetovë, Ohër, Kumanovë dhe Shkup të përgatisin plane përkatëse për masa dhe aktivitete lidhur me sigurimin e stacioneve hekurudhore dhe të pasagjerëve në komunikacionin hekurudhor”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

To Top