Shkon në 11 numri i të arrestuarve në operacionin policor anti-drogë , të nisur një natë më parë. Burime policore thonë se operacioni do të vazhdoj, dhe në qendër të tij janë përdorues dhe trafikantë të lëndëve narkotike.

Një operacion policor i nisur nga policia e Tetovës ka rezultuar deri tani me 6 persona të arrestuar. Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës dhe trafikut të saj. Nga të dhënat, tre prej të arrestuarve janë nga fshati Sllatinë ndërsa tre të tjerë janë nga qyteti i Tetovës. Aksioni kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës vijon pas betejave të shumta që ka pasur SPB Tetovë me baret e natës, ku prej muajit prill deri në shtator të këtij viti, gjithsej janë arrestuar 147 shtetase të huaja.

Alsat-M

Loading...