Tre shqiptarë, të moshës 17, 20 dhe 23 vjeçare janë arrestuar mbrëmë pas mesnate nga policia e Kumanovës. Ata janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale “falsifikim”, shkruan Gazeta Lajm, duke tentuar të kalon nga Maqedonia në Serbi në vendkalimin kufitar Tabanoc.
“Më datë 31.08.2018 në ora 00,10 minuta në Vendkalimin Kufitar – Tabanoc, në dalje nga R. E Maqedonisë, gjatë kontrollit të pasaportave të personave A.K.(20), R.A. (23) dhe një personi 17 vjeçar, të gjithë nga R. e Shqipërisë, është konstatuar se dokumentet e udhëtimit të dy prej tyre janë të falsifikuara, kurse dokumenti i udhëtimit i personit të tretë nuk ka qenë i tij. Personat me vërtetim për dorëzimin e personit, janë dorëzuar te zyrtarët policorë në SPB-në e Kumanovës”, njoftoi Ministria e brendshme.

Loading...