Policia e Maqedonisë po kërkon trupat e dy policëve në Lepenec

Edhe policia maqedonase është në kërkim të dy policëve kosovarë që mbrëmë rane në lumin Lepenec dhe ende nuk janë gjetur, raporton TV24. Në koordinim me policinë kosovare, policia maqedonase po bën kerkime afër kufirit, respektivisht në fshatin Bllace, transmeton Gazeta Lajm. Organet e hetuesisë kosovare kanë njoftuar se dy policët e zhdukur mbrëmë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur Kulla me qeshmë, kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Vetura është nxjerrë mbrëmë nga lumi Lepenc. Ndërkohë që klan Kosova ka raportuar se nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë edhe gjymtyrë të policëve të aksidentuar.

Tutje që nga orët e mbrëmjes 29 prillit policia e Kosovës bashkë me FSK’në e KFROR’in janë duke i vazhduar hetimet lidhur me gjetjen e trupave të dy policëve. Nga polica kanë deklaruar se hetimet janë zgjeruar edhe në pjesën maqedonase. Atje autoritet tashmë kanë filluar hetimet.

Loading...