Në një autobus të linjës së rregullt Prishtinë-Beograd, policia serbe ka gjetur 16 kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Marihuana është gjetur në një valixhe të udhëtarëve.

Gjetja e kësaj sasie të marihuanës u bë gjatë një kontrolli në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve serbe, personi që mbante me vete këtë sasi droge është 23 vjeçari nga Kosova me inicialet M.D.
Ai së shpejti do t’i dorëzohet gjykatat në qytetin e Prokuples.

Loading...