Sipas kontroll aksioneve Republikane, të planifikuara për muajin gusht, më datë 04.08.2018, prej ora 18.00 deri ora 24.00, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë-Stacioni për siguri në trafik dhe rugë Tetovë dhe Stacioni policorë Gostivar, kanë realizuar kontroll aksion Republikan, lidhur me kundërvajtjet që i kryejnë vozitësit e motoçikletave, treçikletave, katërçikletava, dhe biçikletave, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë kontroll aksion janë zbuluar gjithësej 39 kundërvajtje, edhe atë (27 në TE dhe 12 në GV) ku si kundërvajtje më e shpeshtë në trafik vërehet të jetë, mospërdorimi i helmetës mbrojtëse ku janë konstatuar 24 kundërvajtës ( 17 në TE dhe 7 në GV), gjithashtu janë zbuluar edhe 8 vozitës pa leje për vozitj ( 6 në TE dhe 2 në GV), 4 motoëikleta të pa regjistruara (1 në TE dhe 3 në GV) si dhe 3 motoçikleta me polisë të skaduar të sigurimit në Tetovë.

Lidhur me kundërvajtjet e konstatuara janë marur masat në vijim:ndaj kundërvajtësit janë shkruar 32 fletëpagesa për kundërvajtje, (20 në TE dhe 12 në GV), 7 paralajmërime me shkrim në Tetovë, një leje për vozitje përkohësisht e marur në Tetovë, dhe 8 motoëikleta të larguara nga trafiku ( 6 në TE dhe 2 në GV), thuhet në raportin policor të SPB Tetovë.

Loading...