Policia e Tetovës kap 14 valltare në “Oriental AS”

Zyrtatët e policisë të SPB Tetovë, më 4 maj prej ora 23.00-02.00 pas mesnate kanë kryer kontroll aksion në objektin hotelerik ,,Oriental AS” në fshatin Zherovjanë, pronë e personi A.A. 28 vjeç nga fshati Bogovinë-Tetovë.

Gjatë kontrollit në objekt janë takuar dhe ndaluarë 14 femra, edhe atë 8 shtetase të Sërbisë, 1shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, 1 shtetase e Bullgarisë, dhe 4 shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë qenë të angazhara si vallëtare të cilat I kanë argëtuar musafirët nëpër tavolina.

Ndryshe shtetaset e huaja kanë qenë të moshave prej 21-29 vjetë, dhe kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Sërbisë, Bullgarisë dhe Bosnjës.

Pronari A.A. nga Bogovina dhe 14 femrat janë arestuar në stacionin policorë në Tetovë, nga ku 4 shtetaset e Maqedonisë janë lëshuar, kurse 10 shtetaset e huaja, në dyshim se kanë keqëpërdorur qëndrimin turistik në R.e Maqedonisë, ku kanë punuar në mënyrë ilegale, janë dorëzuar në Departamentin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe rriatëdhesim për procedurë të mëtejme.

Loading...