Polica e Kosovës ka konfirmuar se në orën 15:45 në ujërat e lumit Lepenc është gjetur një trup, i cili dyshohet se është i njërit prej policëve të cilët u aksidentuan të shtunën mbrëma në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit. Por ende nuk dihet identiteti i këtij trupi

“Rreth orës 15:45 minuta me një aksion të përbashkët të policisë, zhytësve të FSK-së, është kontrolluar një vend ku kemi dyshuar dhe pas një kohe në kilometrin e pestë prej Hanit të Elezit, është gjetur trupi i njërit nga pjesëtarët e Policisë. Nuk kemi informata të tjera derisa të kryhen të gjitha hetimet”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Ferizaj.

Loading...