Policia fillon kontrolle të rrepta në Tetovë, cilat janë shkaqet?  

 

Inspektorati i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për Komunikacion si dhe Sektorin për punë të brendshme në Tetovë duke filluar prej sot 16.11.2015, do të fillojë me kontrolle të rrepta, në lidhje me respektimin e masës së miratuar nga Këshilli komunal i komunës së Tetovës, që ka të bëjë me ndalimin e hyrjes në qytet të automjeteve të rënda, destinacioni përfundmtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës, raporton “Lajm”.

“Në pikat për hyrje-dalje më qytet, grupe të përbashkëta të inspektoratit komunal, atij shtetëror, si dhe SPB- Tetovë, në aksion të koordinuar do të kontrollojnë si dhe do të  drejtojnë automjetet në fjalë nga rrugët dytësore, me qëllim zvogëlimin  e qarkullimit të panevojshëm në qytet nga këto automjete, gjë që ndikon padyshim në parandalimin e ndotjes plotësuese të ajrit ambiental në Tetovë.

Me miratimin e kësaj mase nga Këshilli komunal vitin e kaluar, e cila bën pjesë në aktivitetet afatshkurtra dhe afatmesme për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në komunën e Tetovës, komuna e Tetovës ka vendosur sinjalizimin adekuat vertikal në pikat për hyrje-dalje në qytet, por implementimi dhe respektimi i saj në praktikë nga qytetarët dikton nevojën e kontrolleve të vazhdueshme nga ana e autoriteteve lokale dhe shtetërore, veprim i cili do të kryhet në vazhdimësi dhe me vendosmëri të theksuar”, njoftoi komuna e Tetovës, raprton “Lajm”.

Komuna e Tetovës gjithashtu do të intensifikojë kontrollet dhe dënimet ndaj personave juridik dhe fizik, të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin. Ndaj ndotësve eventual, do të veprohet konform predispozitave juridike në fuqi, dhe denimet do të jenë maksimale. Me qëllim të transparencës dhe komunikimit të mirëfilltë, Inspektorati Komunal çdo fundjavë do të përgatisë dhe publikojë raport javor mbi aksionet dhe kontrollet e ndërmarra në lidhje me paraqitjen, procedimin dhe dënimin e ndotësve të pandërgjegjshëm. Kjo praktikë do të synojë të bëjë publike masat e ndërmarra nga komuna, duke shpallur haptazi emrat e kompanive apo personave që kontribuojnë në ndotjen e ajrit, për motive të ulëta të përfitimit material.

Loading...