Projekti “Shkupi 2014” është vënë edhe nën llupën e Policisë financiare. Nga kjo drejtori zbuluan se është ngritur procedurë parahetimore në dyshimin se me këtë projekt janë bërë larje parash. Drejtori Arafat Muharremi tha se janë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore dhe me atë Speciale për zbulimin e krimeve financiare për disa objekte të ndërtuara. Do të procesuohen aktpadi penale për të gjitha shkeljet e ligjit, si nga funksionarët e shtetit ashtu edhe nga kompanitë që kanë marrë tenderë për këtë projekt. Muharremi u zotua se paratë e vjedhura do t’i kthejë sërish në buxhetin e shtetit.

“Paraprakisht kemi ngritur hetim për objektin e Arkivit shtetëror, lëndë të cilën jemi duke e procesuar, disa prej urave, të cilat janë për momentin në përdorim dhe disa objekte tjera që momentalisht nuk do të mund ta informojmë publikun më gjerësisht”, tha Arafat Muharremi, drejtor i Policisë financiare.

Nga partia më e mëdha opozitare VMRO-DPMNE thonë se projekti “Shkupi 2014” paraqet identitetin kombëtar të Maqedonisë. Një nga anëtarët e Komisionit ekzekutiv të kësaj partie thonë se qytetarët nuk i ka futur në borxh ky projekt gjigand, por përkundrazi ka mbushur buxhetin me tërheqje të turistëve.

“Nuk vlerësoj se është ashtu, përkundrazi ka promovuar shtetin tonë anembanë botës. Nga kjo është mbushur pikërisht buxheti i Maqedonisë. Projekti “Shkupi 2014” ka sjell numër të madh turistësh, të cilët kanë mësuar historinë e shtetit tonë dhe vlerësoj se kjo është e levërdisshme për vendin tonë, që për fat të keq dikush dëshiron ta fshehë dhe ta fshijë nga historia”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Por nën hetim nuk është vetëm projekti “Shkupi 2014”. Sipas drejtorit të policisë financiare, rreth 11 milion euro janë keqpërdorur vetëm nga Kompania “Securicom”, e cila ka kryer shërbimet higjienike dhe ka mirëmbajtur disa institucione shtetërore. Shefi i policisë financiare tha se përveç kompanive vendore, procedurë parahetimore për korrupsion është ngritur edhe për investitorët e huaj që kanë hapur korporata në Maqedoni. Matësin të cilin e premtoi Zoran Zaev, në kampanjën parazgjedhore, Muharemi tha se do të vendoset së shpejti duke shtuar se paratë do tu kthehen qytetarëve./TV21

Loading...