Policia “godet” në Tetovë dhe Gostivar, 23 persona përfundojnë në pranga

Nata e mbrëmshme ka qenë mjaft turbulente për policinë në Tetovë dhe Gostivar. Duke filluar nga orët e vonshme të mbrëmjes, e deri në orët e hershme të mëngjesit, policia ka kryer bastisje në dy lokale, duke arrestuar 21 vajza dhe dy pronarë lokalesh, shkruan Gazeta Lajm.
Sipas MPB-së, një aksion është realizuar në lokal në rrugën Tetovë-Falishtë, kurse aksioni tjetër në fshatin Çegran të Gostivarit.
Ja detajet e hollësishme të policisë:
“Më datë 30/31.07.2018 në periudhën nga ora 23,00 deri ora 02,00, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Tetovë-Falisht, pronë e А.Z. (50) nga Tetova. Në objekt janë hasur 16 shtetase të huaja, në moshë nga 18 deri 33 vjeç, që kanë punuar si vallëtare dhe këngëtare. Prej tyre 14 kanë qenë nga Shqipëria, një nga Serbia dhe një nga Kosova. Shtetaset e huaja, si dhe pronari A.Z. janë arrestuar në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme. Të njëjtë ditë, nga ora 23 deri në ora 3, policia ka kryer aksion kontrollues në një lokal në fshatin Çegran, pronë e A.D. (51) nga ky fshat, ku janë hasur gjashtë femra, prej të cilave pesë shtetase të Maqedonisë dhe një shtetase e Shqipërisë, të cilat kanë punuar si valltare dhe këngëtare. Bashkë me pronarin ato janë arrestuar në stacion policor për procedurë të mëtejme”, njoftoi MPB.

Loading...