Policia greke ka rikthyer fshesën, duke dëbuar mbi 1800 shqiptarë në 3 muajt e parë të 2018-ës. Sikundër raportohet zyrtarisht, gjatë muajit mars janë kthyer 668 shtetas shqiptarë, ndërkohë në janar dhe shkurt janë kthyer përkatësisht 628 dhe 648 të tjerë.

Operacioni i dëbimit të emigrantëve të paligjshëm nuk ka lidhje vetëm me shqiptarët, pasi mes shtetasve të dëbuar janë edhe irakenë, gjeorgjianë, turq, afganë, pakistanezë, iranianë dhe algjerianë.

Por referuar shifrave, shqiptarët zënë vendin e parë, ndërsa pas tyre renditen pakistanezët dhe irakianët me nga 138 dhe 134 persona.

Loading...