Policia hyn në Çerkez të Kumanovës

Sot rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit, në bazë të urdhërit gjyqësor, policia e Kumanovës ka bastisur disa shtëpi në fshatin Çerkez. Me këtë rast, në shtëpinë e B.I. (38) janë gjetur një pushkë automatike dhe dy karikatorë me 45 plumba. Ndërkohë, në shtëpinë e N.B. (58) është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit të panjohur, një revol “Smit venson”, pistoletë “Pat Engl” dhe një pushkë gjuetie e llojit “Bjkall”. Pas ndriçimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngriten padi adekuate, njoftoi policia.

Loading...