Të enjten (26.07.2018) nga ora 17 deri në ora 18 e 45 minuta, policë nga SPB në Tetovë pas urdhrit paraprak gjyqësor, kanë bastisur shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit me iniciale M.B. (33) nga Tetova. Gjatë bastisjes, ku ka qenë prezent edhe babai i tij D.B. (67) në dhomën e gjumit janë gjetur: 49 plumba kalibër 22 mm, revole “CZ” kalibër 9 mm me karikator të zbrazur dhe leje për të, tre plumba të pushkës së gjuetisë kalibër 16 mm, dy leje për posedim dhe mbajtje të armëve në emër të D.B., 103 plumba kalibër 9 mm dhe një thikë me futrollë. Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe me vërtetim janë marrë, kurse D.B. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme.

Loading...