Policia dje rreth orës 15:00 në rrugën”Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndalur një veturë me tabela vendore me vozitëse femër K/Shqiptare, si dhe pasagjerin mashkull K/Shqiptar.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia, tek i dyshuari (pasagjeri) është gjetur dhe është konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 36 gr.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar ku me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse vozitësja në cilësinë e dëshmitares lirohet.

Loading...