Komisioni Evropian dhe Maqedonia sot në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në policitë kufitare, e njohur si Fronteks 2, pas bisedimeve disamujore. Pasi hyri në fuqi kjo marrëveshje, rojet kufitare evropiane do të kenë kompetenca më të mëdha dhe do të mund të intervenojnë në vendkalimet kufitare, së bashku me forcat e sigurisë kombëtare. Fronteks 2 ka për qëllim të përforcojë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe të luftojë kundër emigracionit ilegal, transmeton Medial.mk.

“Pasi marrëveshja të hyjë në fuqi, ekipet e Fronteks me kompetenca ekzekutive do të mund të kryejnë kontrolle kufitare në vendkalimet kufitare së bashku me forcat kombëtare, kjo do të sjellë vlerë të shtuar të konsiderueshëm”, deklaroi komisari evropian për migrim, Dimitris Avramopulos.

Komisioni Evropian e përshëndeti thellimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, marrëveshje e ngjashme u nënshkrua në Shqipëri, ndërsa negociohet edhe me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnja e Hercegovinës, ku paraqiten ruta të reja të refugjatëve”, precizoi ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski.

“E gjithë kjo nevojitet për tu përgatitur me sfidat e emigrimit gjithashtu duke ruajtur lëvizjet e lirshme”, theksoi Avramopulos.

Për ministrin Spasovski kjo marrëveshje është rezultat i përkushtimit të Maqedonisë për menaxhimin me emigracionin ilegal.

“Vitet e kaluara Maqedonia përveç krizës së brendshme politike u përball edhe me sfida të mëdha nga kriza me emigracionin, Maqedonia u gjend para një testimi të vështirë për tu përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme”, tha Spasovski, duke potencuar faktin se Maqedonia njihet si partner stabil nga ana e BE-së.

I pyetur për sqarimin e akuzave të opozitës rreth ndërtimit të qendrës së pranimit për të huaj dhe nëse ajo do të jetë kampi i refugjatëve, Spasovski theksoi se bëhet fjalë për zhvendosje të qendrës së vjetër për të huaj ku kushtet nuk janë të përshtatshme.

“Bëhet fjalë për objekt të ri dhe zhvendosje të qendrës për të huaj e cila gjendet në Gazi Babë, qendër për të huaj e cila është me sipërfaqe shumë të vogël dhe në kushte jo të mira ku qëndrojnë të huajt të cilët janë azilkërkues”, tha Spasovski.

Objekti do të jetë me sipërfaqe prej 70.000 metra katrorë, tha ministri. “Po e njëjta qendër, e cila gjendet në mjedis urban në mes të shtëpive, do ta zhvendosim diku në vend të ri jashtë qytetit ku ka kushte të përshtatshme”, tha Spasovski. Spasovski shtoi se “vetëm 70 refugjatë kanë kërkuar azil në Maqedoni”. Ndërsa, Komisari evropian Avramopulos, vërtetoi edhe njëherë se Komisioni Evropian nuk kërkon dhe nuk planifikon asnjë lloj kampesh për refugjatë në territorin e Maqedonisë.

Loading...