Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes punës hetimore dhe operative në funksion të implementimit të planit operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit” në dy lokacione të ndryshme, ka realizuar sot me sukses dy operacione policore, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar të involvuar në vepra penale si: fajde, armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shtytje në vetëvrasje.
“Një operacion bastisjeje është realizuar nga ora 06:00, në Shtime, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet K. S. (viti i lindjes 1986), si dhe në shtëpinë e tij janë konfiskuar disa dëshmi materiale: një revole e tipi BROËN, cal. 9mm, gjashtë copë fishekë dhe shënime me emra të personave të cilëve dyshohet se i njëjti u ka dhënë para me fajde.

Loading...