Policia e Kosovës ka kërkuar edhe sot që ta arrestoj deputetin e VV’së, Albin Kurti. Kurti, të enjten, është kërkuar në shtëpinë e prindërve të tij në lagjen “Aktash” të Prishtinës, por as aty nuk është gjetur.

“Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante policore, bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore si dhe bazuar në Fletë Arrestet e lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar me kërkimin e personave të kërkuar me Fletë Arrest. Në këtë rast në një lokacion në lagjen “Aktash” të Prishtinës është kërkuar z.Kurti, por i njëjti nuk është gjetur në atë lokacion, PK-ja nuk ka realizuar ndonjë bastisje por vetëm kontroll për personin në fjalë. Të gjitha veprimet policore janë realizuar konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Prokurorin kompetente. Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka do të vazhdoj me realizimin e fletë-arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë”, thuhet në konfirmimin e Policisë për Gazetën Express.

Loading...