-0.3 C
Skopje
Monday, November 19, 2018
Home Lajme Policia po hulumton pas sulmuesit të shoferit të ambasadorit turk në Maqedoni

Policia po hulumton pas sulmuesit të shoferit të ambasadorit turk në Maqedoni

Policia kumtoi se po merr masa për gjetjen e personit të panjohur i cili dje pasdite fizikisht e ka sulmuar shoferin e ambasadorit turk në Maqedoni, derisa me automobilin zyrtar ishte parkuar para Ministrisë së Kulturës.

Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, dje në orën 16:15 në Shkup, para Ministrisë së Kulturës është parkuar automobili “Mercedes” me targa diplomatike nga Ambasada e Turqisë. Në një moment ka ardhur një person i panjohur dhe ka tentuar ta largojë flamurin e Turqisë nga automobili. Pasi nuk ia arriti qëllimit, fizikisht e ka sulmuar O.S. (57) nga Shkupi, shofer i ambasadorit turk në shtet.

Sulmuesi e ka goditur shoferin me grushte në pjesën e kokës, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. Merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit, kumtoi MPB-ja në Buletin e rregullt.

Loading...