Gjatë natës së kaluar, në Shtërpcë është therë me thikë Draginja Nikolceviq 91-vjeçe, trupi i të ndjerës është gjetur herët në mëngjes nga fqinjët e saj.
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshyara për vrasjen e D.N, me inicialet N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Gjatë intervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshëri.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

“Sot rreth orës 09:20, Policia ka marrë informatën nga fqinjët se një grua e moshuar është e shtrirë në hyrje të shtëpisë së saj në Shtërpcë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima D. N.(femër,serbe.Kosovare) e moshës 91 vjeçare , e cila ishte duke jetuar në shtëpinë e saj e vetme,sipas raporteve të para,ishte qëlluar me mjet të fortë (thikë) në qafë dhe kokë.

Në vendin e ngjarjes kan dalur edhe Kryeprokurori dhe Prokurori i Shtetit –Prokuroria Themelore Ferizaj dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin dhe pas një kohe ka arrestuar si të dyshuar N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta(thika) me të cilat dyshohet se është kryer vepra,dorëzat plastike , si dhe prova tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobet e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit.

Gjatë itervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshëri.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë,deri në kompletimin e lëndës”

Loading...