Policia zbulon skandal të madh në Kumanovë, Ja kush dyshohet!

 

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër personit S.D. (64) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “mashtrim”dhe kundër personit S.Z. (51) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „mashtrim “. S.D. I cili deri në vitin 2017 ka qenë noter për Komunën e Kumanovës, më datë 28.10.2013 me kërkesë të personave G.Z. dhe B.I. që të bëjnë blerjen e patundshmërisë – banesë në ndërtim, ka përgatitur Akt noterial- Paramarrëveshje për shitje në të cilin G.Z. në prezencë të djalit të tij, respektivisht të pandehurit të dytë,I kanë shitur personit S.S. nga fshati Nagoriç i Ri dhe dhëndrit të tij B.I. nga Kumanova patundshmëri e cila në Agjencinë për patundshmëri të Republikës së Maqedonisë – Sektori për kadastër të patundshmërive Kumanovë ka qenë e evidentuar si hipotekë e patundshmërisë në vlerë prej 6.300.000 denarëve. S.D. edhe pse ka qenë i njoftuar me këtë situatë, i ka mashtruar B.I. dhe S.S. se pasuria e patundshme nuk është nën hipotekë duke ua treguar Listën për parashënim të ndërtesës, ku nuk ka pasur hipotekë të evidentuar, me ç’rast në Aktin noterial ka futur dispozitë se shitësi garanton që patundshmëria në fjalë është pronë e tij dhe nuk ka kurrfarë ngarkese, si dhe atë që shitësi do të ja dorëzojë blerësit pasurinë e patundshme në posedim më së voni më datë 31.08.2014.  B.I. me datë 28.10.2013 në xhirollogarinë e personit G.Z. ka paguar 797.600 denarë, dhe pastaj u ka premtuar se nëse i paguajnë të gjitha kistet deri në shtator të vitit 2014 do t’ua transferojë pronën e blerë. B.I. dhe S.S. kanë paguar gjithsej 2.393.920 denarë, pa ditur se G.Z. si borxhli hipotekar nuk i ka paguar kistet e arritura dhe më datë 08.05.2014 me Vendim të përmbaruesit i është shqiptuar ndalesë për të bërë Marrëveshje për shitblerje.

 

Loading...