Ejup Berisha
Ejup Berisha

Në Ballkan gati të gjithë janë bërë ekspert të politikës apo edhe parashikues të ngjarjeve kryesore politike. Pra të gjithë deri më një psh meshkuj e femra, të moshuar, të rijë e fëmijë, student, nxënës dhe abalfabet njerëz të ndershëm dhe të pandershëm pavaresisht profesionit të tyre apo edhe ata pa profesion fare të gjithë po arrijnë të analizojnë se cfar do të ndodhë para se të ndodhë dicka, në politikë apo po e dinë edhe skenarin si dhe rexhinë se si do të zhvillohen ngjarjet kryesore politike. Psh të gjithë e dinin se ska ku shkon se do të gjinden edhe tetë deputet të opozitës që në thonjëza do të rrebelohen e do ta votojnë nismën për ndryshimet kushtetuese dhe Partia opozitare amë këta deputet do ti shpallë tradhëtar dhe do ti përjashtojnë nga radhët e saja. Dhe më tej skenari dhe rexhia do të jenë këto: Gjërë e gatë do të bëhet zhurmë se si na tradhëtuan këta deputet të pabesë që I kemi privilegjuar në politike, do të adresohen të shara dhe sulme verbale ndaj tyre ndonjëri do të mund të sulmohet edhe fizikisht e të merr lëndime të lehta, por ama deputetëve rrebel nuk do tu prish punë kjo sepse ata tani kanë shumë para për shërim sepse këtyre dikush ua ka nbushur xhepat apo ua ka fryer xhirollogaritë bankare. Pra ata këto para do të mund ti përdorin nëse rastësisht marrin ndonjë lëndim të lehta në trup apo ndonjë gërvishtje të vogël në fityrë dhe nëse kanë nevojë do të bëhen edhe më të bukur. Pra këta do të mund të shërohen shpejtë sepse tani ata kanë bërë shumë para. Dhe cfar do të ndodhë më vonë pra asgjë apo sic e njohim atë thënien. Cdo befasi zgjatë tre ditë pastaj cdo gjë do të qetësohet. Apo edhe ujku i ngopur edhe delet do të jenë në numër. Kështu edhe pozita e lumtur edhe opozita e kënaqur sepse shpëruan disa ish krerë të saj nga burgu por edhe neve si qytetar do na lindin shpresa të reja dhe të mëdha për një jetë më të mirë nëse jo këtu ndoshta në Europë. Prandaj themë se nuk ka mbetur bukë më as në politikë sepse të gjithë u bëmë ekspert të politikës e kjo e ka devalvuar aktivitetin e bërjes së analizave dhe parashikimeve politike. Nëse para disa dekadave nga përdorimi u hoqën qeset plastike të trasha nga të cilat nuk mund të shiheshte se cfar po blenë dhe cfar po hanë qytetarët e në vend të tyre u futën në përdorim ceset e holla dhe të tejdukshme me të cilat shihej gjithcka apo pushteti saktë e dinte se cfar po blenë dhe po hanë qytetarët edhe valixhet e politikanëve tanimë janë bërë shumë të tejdukshme.Kështuqë qytetarët tani shumë sakt dhe parakohe po e dine se cfar vendi mesh dhe veprimesh do të marrin politikanët për realizimin e qëllimeve të caktuara të tyre në politikë. Prandaj politika nga një aktivitet të vështirë dhe shumë kompleks shoqëror është bërë aktivitet shumë I thjeshtë dhe tepër lehtë I kuptueshëm. Dhe pas kësaj parashtrohet pyetja shumë logjike se athua vallë a ja vlenë të lodhet më truri I njeriut për politikën përgjigja është shumë e shkurtë dhe e saktë Jo.
Ejup Berisha

Loading...