Një fabrikë e re, me peleta ekologjike “EkoLife” do të hapet sot në fshatin Ginovc, komuna Rankovc. EkoLife Pelet është një investim prej tre milionë eurosh dhe në fillim do të punësohen 40 persona.

Sipas vlerësimeve, numri i të punësuarve pritet të rritet në 100 në muajt e ardhshëm. Kompania thekson se EkoLife do të japë një dimension të ri për ndërgjegjësimin ekologjik në Maqedoni nëpërmjet prodhimit të produkteve ekologjike.

Përveç punësimit të drejtpërdrejtë, Eko Life do të kontribuojë në zhvillimin e rëndësishëm ekonomik në territorin e komunës së Rankovcës, si dhe në të gjithë vendin përmes punësimit shtesë në pjesën e furnizuesve të lëndëve të para.

Në hapjen e fabrikës do të marrin pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Lupço Nikollovski.

Fabrika do të operojë me kapacitet deri në tre ton në orë dhe tashmë ka një certifikatë për sistemin e menaxhimit të cilësisë EN ISO 9001: 2015; Sistemin e Menaxhimit me Mjedisin EN ISO 14001: 2015 dhe Certifikatë FSC® Chain-of-Custody – C142648. Marrja e certifikatës EN Plus është në proces e sipër.

Loading...