Partitë tona e kanë injoruar në vazhdimësi shtresën akademike, kurse tani, pasi e kanë degraduar veten skajshmërisht dhe shpētimin e vetëm e shohin pikërisht te kjo shtresë e shoqërisë, kanë filluar t’i bëjnë thirrje t’u bashkohet… për një intelektual të mirëfilltë (jo për ata që u bënë brenda natës në sajë të jaranisë), dilema më e madhe etike është gjithmonë dinjiteti njerëzor dhe integriteti shpirtëror, entitete shumë më të çmueshme se paraja, pushteti dhe gjithçka tjetër. Prandaj, ju që i zotëroni këto atribute, mos lejoni të bëheni MISH PËR TOP, kujtoni injorimin dhe degradimin tuaj për dekada, megjithatë, nëse vendosni t’i bashkoheni kujtdo subjekti politik, vendosni çmim për shfrytëzimin e emrit tuaj. Çmimi nuk duhet të jetë aspak në para dhe të mira tjera materiale, por ngritja e një sistemi të qëndrueshëm vlerash, për hir të ardhmërisë së fëmijëve tuaj dhe gjeneratave që vijnë. Nëse vendosni ta shisni veten me para, atëherë mos e bëni nën 1 milion euro. Fytyra njëherë zezohet, të zbardhet nuk mundet më kurrë…

Arbër Çeliku

Loading...