EjupBerisha

 

Ejup Berisha

Si duket gjithçka që është e lidhur me politikën bëhet jokorrekte. Demokracia është e lidhur shumë me politikën ndërsa kjo e fundit politika përsëris gjithmonë kur është ndodhur në rrezik shpëtimin e ka gjetur te Demokracia. Të jesh jokorrekt në politikë do të thotë të mos jesh në gjendje ta bësh dallimin mes Tolerancës dhe Demokracisë në njërën anë dhe keqbërjes në anën tjetër.

A mundet që disa fenomene shoqërore si psh Politika e Demokracia të jenë pak më korrekte?. Është e ditur se Politika din shumë shpesh të jetë skajshmërisht jokorrekte, por nuk duhet lejuar që asaj në këtë veprim apo qasje ti bashkëngjitet edhe Demokracia., pra nuk duhet  lejuar që këto dy fenomene shoqërore  të veprojnë si dyshe, sepse kur devijon politika i vetmi fenomen që mund ta shmang atë nga devijimi është Demokracia.  Në raport me kë duhet të jenë korrekt Politika dhe Demokracia? Pra ato duhet të jenë korrekt ndaj atyre që  presin që këto dy fenomene të rëndësishme shoqërore të jenë korrekt me ta pra me njerëzit. Besoj se nga çasti kur është thënë se politika është bërë më demokratike ajo duhet të jetë shumë më e vëmendshme e më e kujdesshme dhe mos ti zhgënjej të paktën ata të cilët e përfillin atë në jetën e përditshme. Mirëpo fatkeqësisht Politika si dhe Demokracia nuk po arrijnë të merren vesh mes tyre dhe të bëhen të paktën një herë korrekte posaçërisht me ata që janë shumë korrekt me to pra me njerëzit. Edhe pse Demokracia në periudha të caktuara ka ditur ti afrohet njeriut dhe ta ndihmoj atë në disa çaste vendimtare për të,  fatkeqësisht politika shumë rrallë u paraqitet në ndihmë njerëzve dhe atë edhe në çastet kur ata kanë më së shumti nevojë për të, Prandaj un jo rastësisht them se Demokracia din shumë shpesh të vonohet ndërsa politika është gjithmonë e vonuar për njerëzit e rëndomtë. Kur filloi të bëhet jokorrekte Demokracia. Ajo pra e ka humbur kuptimin për korrektësi në vitet  e  fundit të dekadës së fundit të këtij shekulli dhe atë jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe në shumë shtete tjera të botës. Me demokracinë si fenomen të mirë e korrekt kam filluar të njihem shumë herët përmes librave dhe shkrimeve të gazetave prestigjioze perëndimore por më së afërmi me të u njoha gjatë studimeve të mija në Fakultet. Atë e takova në derën hyrëse të Fakultetit Juridik por fatkeqësisht ajo mbeti aty mes mureve të amfiteatrove pra aty ku prezantoheshin ligjërata të shumta dhe debate shumë të bukura për të. Fjalë të mira apo shumë të zbukuruara kemi raste të dëgjojmë edhe nga fjalimet e politikanëve nëpër foltore të ndryshme ku flitet e debatohet për politikën dhe Demokracinë por ato fatkeqësisht nëse nuk zbatohen në përditshmëri mbeten vetëm fjalë. E prej fjalëve të kota nuk ka leverdi askush.  Fjalët mund të jenë ushqim i çastit për veshë por veprimet që ndërmerren për të zbatuar diçka në praktikë janë ushqim për shpirtin. Politikën dhe Demokracinë duhet zbatuar në praktikë . Nuk ka Politikë të mirë e as Demokraci të mirë në fjalë por ato shihen se sa janë të mira vetëm gjatë zbatimit praktik të tyre. Pse duhet zbatuar Politikën por edhe Demokracinë ato duhet zbatuar për ti parë efektet e pozitive por edhe ato negative të tyre në raportet e përditshme shoqërore.

Politika shkaktare që Demokracia të jetë jokorrekte

Si duket gjithçka që është e lidhur me politikën bëhet jokorrekte. Demokracia është e lidhur shumë me politikën ndërsa kjo e fundit politika përsëris gjithmonë kur është ndodhur në rrezik shpëtimin e ka gjetur te Demokracia. Të jesh jokorrekt në politikë do të thotë të mos jesh në gjendje ta bësh dallimin mes Tolerancës dhe Demokracisë në njërën anë dhe keqëbërjes në anën tjetër. Ekziston një bindje se derisa jokorrektësia politike është e dëmshme edhe korrektësia politike gjithashtu në disa raste mund të jetë e dëmshme. Por megjithatë një politikë e mirë është më korrekte se gjitha llojet tjera të saj.  Fjalët korrektësi politike, tolerancë dhe demokratike aq shumë janë varfëruar sot sa që janë bërë edhe të parëndësishme. Në këtë kohë jokorrektësie të skajshme athua ku e gjen veten korrektësia  posaçërisht në politikë ku s’ka mbetur vend më për të përpos në fjalimet e politikanëve të cilët përpos që janë mësuar ti përdorin shprehjet korrekt dhe korrektësi por të cilët të gjitha veprimet I kanë skajshmërisht jokorrekte. Nuk është korrekte që të na flasin për korrektësi kur gjatë tërë kohës sa qëndrojnë në skenën politike janë gati 100% jo korrekt. Jo korrekt në raport me kënd janë politikanët sot. Pra ata janë jokorrekt në raport me ata që atyre u japin vote apo u dhurojnë pushtet.  Nuk duhet përfillur praktika e politikanëve që ata të jenë aq jokorrekt  sepse kjo në fund të fundit nuk është korrekte.  Ndoshta nuk mund  që politikanët të detyrohen që të jenë më korrekt por të njëjtit mund të detyrohen që të mendohen apo të  mundohen që  të jenë pak më  korrekt në periudha të caktuara të veprimit të tyre politike. Pra atëherë kur njerëzve u jepet një pushtet shumë afatshkurtër pra gjatë periudhave kur mbahen zgjedhjet. Çfarë mund të bëj një individ I rëndomtë gjatë kohës kur ai është në pozicion të vendos se kë do ta zbres dhe kë do ta hip në kolltukët e pushtetit edhe pse shumë dyshoj se njerëzit e rëndomtë mund ta bëjnë vetë nji ndryshim të tillë sepse askush nuk është i gatshëm që atyre tua respektoj pushtetin që e kanë apo tua respektoj atë më të rëndësishmen shprehjen e vullnetit të apo zgjedhjen e bërë nga ana e tyre në zgjedhje.  Ata politikaj që janë jokorrekt në qështjet që I përmenda më sipër nuk mund të jenë asnjëherë korrekt në politikë.  Të jeshë jokorrekt në politikë do të thotë të mos dish ta bësh dallimin mes tolerancës dhe demokracisë në një anë dhe keqbërësisë në anën tjetër. Shumë jokorrekte është që dike ta ftosh që të del në zgjedhje në emër të respektimit të ndonjë vullneti qytetar dhe të mos e respektosh aspak dhe në asnjë mënyrë atë vullnet të shprehur. Sepse dhënia e votës nuk është dhe nuk guxon të shëndrrohet vetëm një aktivitet të thjesht teknik por pesha e tij është në dhënien e besimit një individi apo një grupacioni politik që të udhëheq apo qeverisë me shtetin por edhe me shoqërinë. Ndërsa një politikan apo një grupacion politik që nuk e respekton vullnetin e atyre  që i kanë zgjedhur do të thotë se ata nuk janë të gatshëm ta përfillin vullnetin e këtyre të fundit as edhe gjat periudhës kur politikanët përkohësisht nuk kanë më nevojë për zgjedhësit e tyre sepse zgjedhjet janë aktivitet periodik pasi që ato mbahen për disa poste politike në çdo katër vite.

Pak më korrekt me krizën në vend

Loading...