Opinione

Politikanë, shtetformësia nuk jepet dhuratë por atë duhet krijuar!

ejup-berisha

EJUP BERISHA

Peshku i artë, të lutem ma dhuro shtetëformësine. Të lutem! Peshku i artë plotëson të paktën tre dëshira e un ne rastin konkret i kërkova te ma dhuron vetëm një,  Shtetformësinë! Ai mu përgjigj: unë mund të dhuroj çfarë të më kërkosh por, shtetformësine fatkeqësisht nuk mund të ta dhuroj pasi që atë duhesh ta krijosh vet ti. Keshtu më tha peshku i artë te cilit unë njëherë ia shpëtova jetën. Lexues te nderuar keta politikanet shqiptar te Maqedonisë më lodhën. Për besë më kanë lodhur shumë. A e dini pse? Sepse sa her kur te njejtit ndodhen ne krize kerkojne dicka te madhe per popullin shqiptar. Tani e shoh se vazhdojnë me atë refrenin monoton qe përsëritet ja 26 vite me radhe e ai është: “Kërkojmë status shtetformues për shqiptaret”. E ju them mjaft me mjaft se u ngopem me fjalët e kota tuajat. Sepse ju saher kur jeni ne situate te vështirë vetëm formalisht kërkoni diçka te madhe per shqiptaret e kur liroheni nga sikletet me nuk kerkoni asgje per popullin por kërkoni vetem pushtet e privilegje per vetveten tuaj. Zeri duhet ngritur kur jeni ne pushtet e jo tani kur ju ka kapluar frika se po ngelni pa pushtet. Sa cirkusant e palaço qe janë këta mendojnë se ne hamë bar dhe jemi dele. Jo mo jo nuk jemi ne dele po na keni sjellur ne pozite shume te veshtire me lojerat dhe intrigat e tuaja te marra e shume te tejdukshme.E morret ne qafe popullin me 100 fityrsine dhe mos-sinceritetin qe e keni manifestuar dhe po vazhdoni ta manifestoni akoma sot e kesaj dite. Boll me ju lutemi boll. Ua bej me dije se shtetfornesia nuk eshte nje gje qe kerkohet e aq me pak qe dikush ta jep me vullnet e me deshire apo edhe ta dhuron. Por ajo fitohet me angazhim sakrifice e me lufte konkrete e reale politike. Shtetfornesia eshte fakt ajo duhet te krijohet dhe ti deshmohet pales tjeter e jo te aktrohet si ju qe e beni me kerkesa e aq me pak me platforma politike. Mire pra un kërkoj te jem Ajnshtajni apo Hegeli, ju lutem njerëz ma njihni intelegjencën time. Por un kete duhet deshmuar me angazhim konkret intelektual. Hahahaha degjoni sa qesharake tingellon Ju lutemi Kerkojme status shtetfornues per shqiptaret. Hapu toke e mallkuar e na gelltit te gjitheve.O Zot ne duart e kujt kemi mbetur. Tu thuash Cirkuzant ketyre politikaneve eshte mekat keta nuk e meritojne kete epitet sepse te njejtit me shume te trishtojne dhe te bejne te qashe me cmendurite qe i bejne ne skenen politike sesa te bejne per te qeshur. O te mjere kuptone nje gje duhet te krijoni rrethana per status shtetformues ne terren e jo te luani majtap me popullin . Se jeni jo te sincerte lidhur me kete qeshtje kete tani e dine te gjithe edhe femijet e djepit prandaj keta sot qajne shume sepse e kane kuptuar se me cfar politikane te pasincerte dhe intrigant kane pune. Edhe pse ne duhet te jemi te pikelluar e te qajme te gjithe.

To Top