Opinione

Politikanët po nuk u detyruan nuk punojnë

ejup-berisha

Shkruan Ejup Berisha

Disa kane bukurinë , disa zgjuarsinë , disa fatin , disa dashurinë , disa energjine , pastaj vi unë qe i kam te gjitha. Nga kjo lavdratë e stërtepruar dhe e stërngarkuar e disa njerëzve të dashuruar në vetvete e heq të parën dhe të tretën dhe jam komplet unë ky që jam. Të moskeqkuptohemi pa ndonjë modesti do të them se e posedoj energjinë dhe zgjuarsinë,e këto më kanë ndihmuar ta mësoj politikën apo më konkretisht teorinë e saj. Dhe tua themë të vërtetën un jam shumë i lumtur për këtë fakt sepse për dallim nga disa politikan të angazhuar politkisht që jo vetëm që nuk e dinë teorinë por edhe nuk angazhohen aspak as në praktikë për ta zbatuar un të paktën mund tu mbaj ligjerata shumë politikanëve që na rrethojnë. Sa i përket politikës un duhet të pajtohem me rolin e një vëzhguesi të zhurmëshëm që nuk pajtohet me praktikat e zbatimit të saj por që fatkeqsisht në këtë moment nuk mund të bëj asgjë për ndryshimin e këtij realiteti të pavolitshëm politik. Tani për tani duhet të pajtohem me rolin e Hazreti Isës apo ( Jezu Krishtit ) i cili e thotë realitetin absolut por që nuk ka gatishmëri ta dëgjon askush. Nga përvoja kamë mësuar se politikanët kur të bëhen pjesë e ambientit politik duhet të punojnë, kjo është një rregull shumë e rëndësishme për pjesmarrësit e jetës politike. Por parashtrohet pyetja se a respektohet gjithmonë një rregull e tillë nga ana e politikanëve. Përgjigja fatkeqsisht është jo. Pse jo sepse është bërë praktikë që politikanët të mos angazhohen apo të mos punojnë për arritjen e qëllimit kryesor për të cilin janë angazhuar por punojnë për realizimin e qëllimeve krejtësisht tjera. Mendoj se është jo korrekte të premtosh publikisht se do të bësh diqka e të bësh diqka krejtësisht tjetër që as përsëafërmi nuk përputhet me atë që e ke premtuar. Për fat të keq politikanët asnjëher nuk po punojnë në realizimin e atyre punëve që i kanë premtuar por gjithmonë realizojnë diqka që është jashta axhendës së premtuar. Të udhëheqësh axhendë personale për qështje publike është devijim serioz nga kursi i parashtruar politik që në shtete dhe shoqëri tjera demokratike ndëshkohet shumë rëndë dhe atë njëherë me humbje të besimit që më pas gjat zgjedhjeve të ardhëshme mund të manifestohet me humbje të mundësisë për marrje të mandatit tjetër të ri. Te ne është dëshmuar botërisht se politikanët nuk kanë punuar asnjëher sepse angazhimin politik këta e kanë kuptuar si mundësi për të pushuar për tu relaksuar dhe argëtuar gjatë kohës sa zgjat mandati i tyre e jo edhe si obligim për të punuar. Nga ana tjetër qytetarët me naivitetin më të madh të tyre kanë menduar dhe akoma vazhdojnë të mendojnë se politikanët me vetëdije të plotë dhe me vetvullnet do të angazhohen për të punuar gjë që është gabim.Sa i përket punës askush nuk punon me vetdëshirë por secili punon sepse është i detyruar të punoj.Nëse njerëzit e rëndomtë që janë të obliguar të punojnë nuk e duan aq shumë punën, paramendoni politikanët që kanë shumë më shumë autonomi në venosje se njerëzit e tjerë pra se sa këta e duan punën. Përgjigja është shumë e qartë Fare, pra politikanët nuk e duan punën dhe për këtë arsye e kemi gjendjen më katastrofike në botë. Kjo gjendje është nga politikanët që falë angazhimit të tyre vetëm për vete i kanë të gjitha dhe nga ana tjetër janë qytetarët që nuk kanë asgjë përpos shpirtit të tyre. Kjo është kështu pasiqë politikanët i kanë uzurpuar të gjitha resurset dhe të mirat shoqërore që nuk janë të tyre ,dhe jo vetëm kaq por ata e kanë uzurpuar dhe tjetërsuar edhe Demokracinë.Prandaj sot kemi Demokraci sipas dëshirave dhe masës së politikanëve e jo sipas nevojave të qytetarëve. Duke u bazuar në këtë realitet politikanët qytatarëve tentojnë tua diktojnë edhe mënyrën e jetesës apo më konkretisht tu tregojnë atyre se si duhet të jetojnë dhe çfar duhet të bëjnë.Kohëve të fundit politikanët kanë arritur të caktojnë edhe se çfar do të hanë dhe se si duhet të mendojnë njerëzit. Diktimi i asaj se çfar do të hanë qytetarët vjen nga kushtet ekonomike që krijohen nga politikanët, në fund të fundit ushqimi sigurohet nga kushtet ekonomike që i mundëson apo i pamundëson politika. Egziston një rregull e cila thotë se po pate mundësi të hashë mish ate edhe do ta hashë por po nuk pate asgjë tjetër të hashë do të jeshë i obliguar të hashë vetëm bukë e kripë. Edhe pse duke e pasur parasyshë angazhimin e politikanëve në sigurimin e kushteve elementare për jetë ka gjasa që njerëzit një ditë të mos kenë mundësi ti kenë më as bukën e as kripën. Prandaj nëse qytetarët duan që politikanët të angazhohen për të punuar me qëllim që ti sigurojnë kushtet e nevojshme për jetë ata duhet që ti shtrëngojnë politikanët që të punojnë.E këta do të punojnë pra vetëm atëher kur janë të detyruar ta bëjnë këtë dhe atë vetëm atëher kur qytetarët do të mund tua dridhin kolltukun.E politikanët aq shumë i duan kolltuqet saqë për to janë të gatshëm të japin gjithqka edhe prapanicën siç thotë Milaim Zeka. Prandaj derisa politikanët lihen të lirë e të qetë dhe nuk ndjejnë asnjëfar rreziku nga qytetarët këta kurr nuk do të punojnë për atë për të cilën janë angazhuar në ambientin politik, pra të punojnë për të mirën dhe interesin e qytatarëve.

To Top