Politikani serb tregon skenarin për trazira në Kosovë, ja si do të vritej polici që faji t’u mbetej shqiptarëve

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd është mbajt konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyç të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë Vuçiç për nxitje trazirash në Kosovë.

“Porosinë dhe organizimin e vrasjeve nga organet e sigurisë serbe… Dejan Plashevic, Nënoficeri i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhrin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t’ju mbetej Shqiptarëve. Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kënd bëhet fjalë e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe që nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy! Si mund ti besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t’ju lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, përcjellë “Bota sot”.

Kurti, në faqen e tij në facebook, ka paraqitur edhe videon me titra shqip nga kjo konferencë, të cilën mund ta shikoni më poshtë:

Loading...