Politiko, edhe hëngri dajak edhe duhet të paguajë 300 euro gjobë

Rrahje

Në stacionin policor në lagjen e Kisella Vodës në Shkup, mbrëmë është thirrur Sashe Ivanovski Politiko që t’i kumtohet lajmi se është gjobitur me 300 euro për shkaktim të zënkës me gazetarin e Stielit Aleksandar Spasovski, transmeton “lajmpress”. “Imagjinoni, edhe më rrahën, u pa në video, edhe duhet të paguaj gjobë. Inspektori më tha se gazetari i Sitelit ka dërguar 5 dëshmitarë që ishin para rezidencës së ambasadorit Orav. Unë dhe avokati im do të ngrisim padi kundër gazetarit të Sitelit dhe do të kërkoj dëmshpërblim për stres dhe dhimbje, ka thënë Politiko.

Ngjarja ku gazetari i Sitel ka goditur Politikon ka ndodhur kohën kur zhvilloheshin negociatat për zgjidhje të krizës politike, dhe kur u arrit marrëveshja e re në orët e hershme të mëngjesit.

Loading...