Politologu Muhamed Jashari ka elaboruar termin “Euroaziatik”, të cilin dita ditës me të madhe po e përmendin udhëheqësit e BDI-së, mbi gjitha Artan Grubi, duke thënë se “disa forca apo parti euro-aziatike po e dëmtojnë votën shqiptare”. Mirëpo ai asnjëherë nuk ka elaboruar (apo nuk di?!) se çfarë në fakt nënkupton me këtë term. Nga këtu si duket politologu Jashari ka vendosur për një leksion gratis për Grubin mbi kuptimin e këtij termi.

Ja dhe postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook:

Parti EuroAziatike” ç’është kjo!?

Euroazia nuk përfshinë vetëm vendet aziatike. Në “Tabelën e Madhe të Shahut” Zbigi pohon se Euroazia është një koncept që përfshinë rajonet nga Lisbona e gjer në Vladivostok. As njohësit e Sociologjisë së Partive Politike, si Sartori, Goati Kirschaemeri, e LaPalombara në veprat e tyre nuk kanë tipizuar e as përmendur “parti të profilit euroaziatik”. Nëse me parti të tilla nënkuptohen partitë me sfond religjioz atëherë edhe CDU-ja e Gjermanisë, Konservatorët e Italisë e Francës duhet quajtur parti “euroaziatike”. Kjo ngase krishterizmi që është vlerë në partitë e këtyre vendeve, u lind pikërisht në truallin e Lindjes së Mesme, në Betlehem, pra afër vendlindjes së Islamit.
Por në qarqet Evropiane partive të tilla askund nuk u jepet një kategorizim i tillë.
Termi “Integrim Euroaziatik” u projektua në Rusi dhe synonte që ish vendet Sovjetike t’i fut nën orbitën e Moskës. Sesa Moskofile ishte qeverisja e kaluar nuk do as mend as kalem.
Tek ne termi “parti euroaziatike” u shpik nga injorantët të cilët nuk njohin as Euroazinë, as konceptin parti politike as religjionin e hiç më shumë Islamin.

Loading...