Pollozhani: Ndarja eventuale e Kosovës do të ketë domino efekt

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani në një prononcim për Zhurnal ka thënë se idea për ndryshimnin dhe shkëmbimin e kufijëve në Ballkan mund të ketë domino efekt.

Sipas tij, ndarja e Kosovës do të ketë domino efekt. Kosova nuk ka ç’të japë. Asaj i është marrëë dhe duhet t’i kthehet e grabitura.

“Kosova nuk duhet të negociojë për këmbim teritoresh shkaku se gjysma e Serbisë është ndërtuar në toka të okupuara. Jo që nuk duhet të preket Vriu i Kosovës i pasur me minerale por, as që duhet të diskutohet për këmbim teritoresh. Serbia duhet të na kthejë teritore. Për momentin nuk duhet të preken kufijte, pasi prekja e kufijve do të jetë një pikë, e cila do ta bënte Kosovën si Bejruti”, thotë për Zhurnal, Shpëtim Bollozhani, nga shoqata e ish-të burgosurve politik.

Pollozhani konstaton se këto janë punë të mëdha dhe kjo çështje nuk mundet të preket, përveçse, të hidhet në Referendum.

“Në rast se preken kufijtë e Kosovës shkilet parimi i paprekshmërisë të kufijve dhe, rikonfigurimet do të duhet të vazhdojnë”, nënvizon Pollozhani.

Përndryshe ditëve të fundit janë aktuale teza dhe ide për shkëmbi teritoresh midis Kosovës dhe Serbisë, të cilët po plasohen nga zyrtar të dyja vendeve të mbështetura me deklarata të “ëmbëla” edhe nga disa zyrtar të Brukselit.

Loading...