PORDHË e piskamë, nga Blendi Fevziu e Artur Zheji

“Opinion” në TV Klan-Terrorizmi, a po paragjykohen muslimanët? (19 nëntor 2015)
E shikova këtë debat të udhëhequr nga Blendi Fevziu. E pashë këtë emision që, përndryshe, nuk e shikoj asnjëherë. U zhgënjeva edhe më shumë se sa prisja. E gjeta banal, primitiv, të udhëhequr dobët, të shoqëruar e rregullisht të ndërprerë nga arroganca, mendjemadhësia, mendjeboshësia, deliranca, provokacioni dhe jokompetenca e një pjesëmarrësi aty me emrin Artur Zheji.
Te ky Turi gjeta një vëlla e shok për Bllagojën e Kosovës, Baton H. Nga historia e civilizimeve asgjë s’dinte, ndërsa hidhej si kacagjel nga trendet evropiane ishte larg sa toka e dielli edhe pse mbllaqiste nonsense serike.
Ishte i ftuar edhe Fuad Ramiqi nga Kosova. Fuadi ishte në shënjestër të provokimeve të ulta të Zhejit dhe të pyetjeve të keqformuluara dhe të stërpërsëritura të Fevziut. Ramiqi ka qenë pjesëmarrës i dy luftërave, të asaj në Bosnje dhe të asaj në Kosovë. Nga pushteti i Hashim Thaçit, Bajram Rexhepit e Enver Hoxhajt edhe ishte paraburgosur. Në biografinë e Fuadit bën pjesë edhe angazhimi për të çuar ndihma humanitare në Gaza me anijen që ishte sulmuar nga ushtria izraelite.
Kishte diçka që më la përshtypje edhe për të mirë. Njëri nga të ftuarit në debati, një katolik me mbiemrin Gjekmarkaj, i cili vetë u deklarua i tillë, pati një paraqitje të kulturuar, por gjithmonë të prerë në gjysmë nga Arturi, i cili shihej nga aeroplani se ishte aty që të plotësonte arsenalin e pyetjeve idioteske të Blendi Fevziut dhe që të ndërprente përgjigjet e të tjerëve.
Ishte edhe Elsa Ballauri. E urtë dhe e lezeçme. Elsa është mikja ime tash e një çerek shekulli. Më vinte inat pse ajo mbrëmë e pati vështirë dhe gati të pamundshme, që të jipte deri në fund përgjigjet e saj të dobishme, pasiqë dueti i zhurmaxhinjve Fevziu-Zheji, siç kuptuat, ishte jo vetëm mbizhurmues, por edhe shumë i pafytyrë.
Mbrëmë dëgjova diçka të çuditshme. Zheji me shokë e tha në përsëritje se edhe nuk e njihte Kosovën dhe ato që kanë ndodhur e ndodhin atje! Pidhi i samës! Krekosej se dinte për Romë, Paris, Londër…, ndërsa nuk ditka çka ndodh 2-3 qind kilometra larg nga studioja e Tiranës.
Përgjithësisht disa nga “evropianët” shqiptarë të këtij emisioni, ishin evropianë aq sa mund të jenë evropianë Adem Grabovci me Kadri Veselin e Kosovës.
PS
Emisionin mund ta gjeni në Yotube. Nuk ua preferoj, sepse edhe vetë i rashë pishman që i fala dyorëshin tim që mund të kishte qenë më i dobishëm tjetërkah.

(Shkrimi eshte marr nga profili i facebook te publicistit Salih Kabashi)

Loading...